OFL "zbret ne Lezhe", kerkon pronat e "Titit te Ukes" me 230 apartamente e hotel 10 milione euro

Aktualitet

LISTA E PLOTE E PASURIVE - OFL i kerkoi burimin, kush eshte Astrit Nimani

KUSH JANE DY PERSONAT QE HETOHEN NGA OFL NE LEZHE

Dy personat e denuar per trafik lendesh narkotike te cileve policia u kerkon burimin e pasurise jane Astrit Nimani (Limani) dhe Edmond Sufja, të dënuar për trafik të lëndëve narkotike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Astrit Nimani (Limani) është arrestuar vitin e kaluar nga Policia e Lezhës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga Gjykata e Milanos me 13 vite burg për “Organizatë kriminale me qëllim trafik të lëndëve narkotike”. Ai njihet ndryshe në Lezhë edhe si “Titi i Ukës” dhe është një emër i njohur për drejtësinë, citoi sot news24.

“Titi i Ukës” është arrestuar më 15 nëntor 2013 në Serbi dhe më pas është ekstraduar në Itali, ku ishte dënuar për trafik droge. Por, pas lirimit në Itali, ai ishte kthyer në Shqipëri, dhe në vitin 2013 rezulton anëtar i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Lezhës.

Në vitin 2015, Gjykata Lezhë do të vendoste sekuestrimin e një pasurie prej 10 milion eurosh të Limanit, ku përfshiheshin tre pallate me 230 apartamente banimi dhe një hotel.

Policia e Lezhës tha atëherë se sekuestrimi ishte në kuadër të Procedimit Penal nr. 615, në ngarkim të shtetasit Astrit Nimani, banues në Lezhë.

DEKLARATA E POLICISE:

Vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, personave që janë subjekt i këtij ligji.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

E. S dhe A. L, banues në Lezhë, të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

ME TE LEXUARAT