Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Tirana përmbys Kukësin me dy gola në fund dhe merr kreun

Tirana ka realizuar përmbysje të çmendur në ndeshjen ndaj Kukesit për llogari të javës së 23 të Superligës Shqiptare..

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabarte 0-0, teksa në minutën e 53-ë Vangjeli shënoi autogol.

Në minutën e 83 ndodhi edhe episodi që ndryshoi fatet e takimit. Teqja ndërhyri gabim në limitet e zonës dhe u ndeshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë të tijët me 10 lojtarë.

Idriz Batha realizoi golin e barazimit nga goditja e dënimit. Dy minuta më pas Torrasa shënoi golin e fitores për ekipin e Tiranës.

Tirana pas kesaj ndeshje është në vendin e parë me 44 pikë, e ndjekur nga Kukësi me 42 dhe Partizani që ka një ndeshje më pak me 37.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet