Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme, Gazeta, Shqip, Online, live 24

RENEA e FNSH aksion ne shkalle vendi kunder lojerave te fatit, 184 persona shoqerohen ne polici

Operacioni policor kundër veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, përveç Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Beratit, Fierit dhe Shkodrës është zhvilluar edhe në Korçë, Pogradec dhe qytete të tjera.

Efektivat e repartit RENEA të mbështetur nga disa grupe të FNSH, forcat “Shqiponja”, oficerë të krimeve të rënda gjithashtu dhe sektorit të krimit ekonomik zhvilluan mbrëmjen e djeshme deri në orët e para të ditës së sotme një aksion blic për të goditur grupet kriminale që veprojnë në këto qarqe, ku janë lëshuar disa urdhër ndalime.

100 persona janë shoqëruar në Elbasan, 20 në Tiranë dhe 64 në Durrës duke e dërguar në total numrin deri tani në 184.

Gjatë kontrolleve efektivët kanë sekuestruar kamera të lokaleve të ndryshme, atje ku dyshohet se në mënyrë të fshehtë organizohen lojëra të palejuara të fatit, si dhe aparatet celularë të disa personave për të për të parë nëse kanë luajtur lojra fati përmes telefonit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.