Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Rama thirrje te demtuarve nga termeti: Aplikoni para dates 28 shkurt!

DURRES- Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur nga Durrësi thirrjen për qytetarët të cilëve i është dëmtuar banesa nga tërmeti që të aplikojnë në adresën online “Shtëpia ime” brenda datës 28 shkurt. Rama tha se deri në datë 8 Mars, dosjet do duhet të jenë përgatitur nga bashkitë që të dërgohen para donatorëve për të nisur më pas procesi i rindërtimit.

“Për të duhet t’i thoni të gjithëve të bëjnë aplikimet. Është e rëndësishme të mbyllin aplikimet deri në datë 28. Deri në datën 8 ne do të përgatisim të gjitha dosjet pasi të bëhet edhe vlerësimi nga bashkitë për të pasur një pamje të plotë të të dhënave për donatorët sepse procesi nuk mund të vazhdojë më tutje.

Të gjithë ata që kanë një dëmtim të cilit do nivel duhet të bëjë aplikimin sipas kërkesës për financimin e ndërtimit. Janë bërë në total rreth 20 e ca mijë, por ka ende mijëra të tjerë që duhet të aplikojnë. Të gjithë duhet të aplikojnë tek “Shtëpia ime”. Dhe atje do thoni nëse keni apo jo dokumente. Është shumë i rëndësishëm aplikimi”, tha Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.