Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Qeset plot me para, Erion Brace publikon fotot e aksionit me 115 te arrestuar per lotot sportive

Zv.kryeministri Erion Brace reagoi ne lidhje me aksionin kunder pikave te basteve dhe lotove sportive duke publikuar madje edhe disa foto nga operacioni.

“Kujtuat se ju kishim harruar? 115 në pranga për bastet! 84 ndër ta administratorë. Nga parajsa e miliona lekëve fitim në ditë deri tek ferri 7-15 vite burg. Bastet, bixhozi janë të paligjshëm në këtë vend! Por këta nuk heqin dorë.

Nuk mund të rrinë dot pa fitimet që tani janë jo vetëm 100% të paligjshme por edhe 100% të tyre! Grabitja e shqiptarëve të varur nga bixhozi ka vijuar edhe pse shumë më pak. Ndaj duhej goditja e fortë e djeshme! Nuk ka mbaruar, do vijojë!

Unë dua të falenderoj policinë e Shtetit për hetimin e vështirë e tejet profesional, durimin për të kapur në flagrance secilin administrator. Por mbi të gjitha dua të falenderoj çdo qytetar, prind a familjar që ka informuar duke ndihmuar hetimin dhe goditjen e djeshme.

Dua të nxis edhe më tej çdo qytetar që vihet në dijeni të aktivitetit të paligjshëm të bixhozit të informojë Policinë e Shtetit. Ata do te jenë aty për të goditur, njësoj si dje!”, shkruan Braçe.

115 te arrestuar, policia publikon rezultatet e aksionit kunder lojerave te fatit

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet