Po shkonte per ‘peshkim’ me varken e modifikuar, policia i prish planet shqiptarit

Aktualitet
Po shkonte per ‘peshkim’ me varken e modifikuar, policia i prish

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi iu gjet dhe sekuestrua gjysmë ton marijuanë dhe hashash.

Mediat fqinje raportojnë se operacioni u zhvillua në rrugën provinciale midis Leçes dhe marinës Torre Chianca. Një automjet jashtë rrugës ishte tërhequr duke tërhequr një varkë gjashtë metra, e pajisur me një motor, me qëllim ‘peshikimin’.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas verifikimeve që policia i bëri drejtuesit të mjetit, shqiptarit 40 vjeç nga Lecce, ai rezultoi se ishte me precedent të mëparshëm penalë për drogë.

Më pas një kërkim u shtri gjithashtu edhe në varkën që ai kishte me vete ku u gjetën 450 kilogramë marijuana, e ndarë në 219 pako; 75 gl hashash, 3.5 litra vaj hashashi.

Në pjesën që e përdorte si punishte shqiptarit iu gjetën dhe sekuestruan edhe dy armë zjarri, një pistoletë Beretta, një palë pranga dhe plumba.

ME TE LEXUARAT