Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Perhapja e Koronavirusit/ Pas Kines shqeteson Koreja e Jugut

Koreja e Jugut duket se është vatra më e fundit e koronavirusit dhe vendi ka intensifikuar përpjekjet për të vënë nën kontroll përhapjen e virusit vdekjeprurës në një kohë kur rastet e konfirmuara janë rritur ndjeshëm për të dytën ditë radhazi.

Kryeministri i vendit tha se tani gjendja është alarmante pasi 100 raste të reja dhe viktima e dytë në vend është konfirmuar. Virusi ndërkohë ka mbërritur tani edhe në Iran, vend ky që ka raportuar dy viktima dhe 13 raste të reja, duke e çuar numrin total të të vdekurve nga virusi, në katër. Libani po ashtu ka konfirmuar rastin e tij të parë.

Në Korenë e jugut, janë dy qytete, Daegu dhe Cheongdo, që janë shpallur zona të kujdesit të posaçëm. Rrugët e tyre tani shihen të shkreta. Të gjitha bazat ushtarake po ashtu janë në karantinë pasi tre ushtarë rezultuan pozitivë. Rreth 9 mijë pjesëtarë të një grupi fetar janë vendosur në karantinë pasi sekti u identifikua si një vatër e koronavirusit.

Koreja e jugut ka tani në total 204 raste të konfirmuara, çka e bën atë vatrën më të madhe jashtë kinës dhe anijes së ankoruar në Japoni.

Ndërsa në kinë, numri zyrtar i viktimave është 2236 persona dhe rastet e konfirmuara më shumë se 75 mijë. Virusi ka goditur tashmë sistemin e burgjeve në vend, me më shumë se 500 të burgosur të infektuar.

Virusi është përhapur në të gjithë globin, me më shumë se 1 mijë raste të konfirmuara dhe disa viktima në Azi, Evropë, Lindjen e Mesme, SHBA dhe Afrikë, ndërkohë që të premten Italia fqinje konfirmoi se numri i rasteve të prekura nga koronavirusi i ri në vend, kishte shkuar në gjashtë. OBSH ndërkohë ka shprehur shqetësimin për numrin në rritje të rasteve të koronavirusit pa lidhje të qarta me kinën apo raste të tjera të konfirmuara. Sipas saj, dritarja e mundësive për ta vënë nën kontroll virusin po ngushtohet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.