Pas videos prekëse të 9-vjeçarit të bullizuar, Vesa Luma ka një mesazh për të gjithë

Showbiz
Pas videos prekëse të 9-vjeçarit të bullizuar, Vesa Luma

Videoja e një djali 9-vjeçar në Australi, I kërkon nënës së tij një litar për t´u mbytur po bën xhiron e rrjetit. Pas publikimit të video jot të pakta qenë reagimet, e mes tyre ka qënë dhe ajo e këngëtares Vesa Luma. Përmes një ‘instastory’ në “Instagram”, Vesa ka treguar se ka qënë viktimë e bullizmit, por kjo e ka bërë më ambicioze dhe më të fortë.

“Rasti i këtij fëmije më tronditi shumë si nënë dhe si viktimë e bullizmit në shkollën fillore. Jam e sigurt që shoqëria ime në fillore të cilët më ndjekin, e kujtojnë sa herë që më shohin. Por besoj se e kanë kuptuar që më kanë bërë më ambicioze dhe më të fortë për jetën! Edhe pse rasti im ishte shumë ndryshe nga fëmija në fjalë. Deri vonë nuk e kam kuptuar pse…shumë trauma për vite me radhë të cilat vetëm familja ime është munduar t’i përballojë me mua. Dhe mbase po shfrytëzoj rastin që të them dy fjalë si rrallë e përmall që hap tema personale. Ju lutem rrini afër fëmijëve dhe flisni shumë me ta, çdo herë, pas çdo dite të shkollës apo kopshtit. Kjo është terapia më e mirë për të kuptuar se çfarë ndodh me fëmijën dhe shokët e shoqet përreth”, shkruan Vesa.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ME TE LEXUARAT