Ndërroi jetë ne Itali, ja çfarë u tha mjekëve studenti shqiptar në çastet e fundit

Aktualitet
Ndërroi jetë ne Itali, ja çfarë u tha mjekëve

Një ngjarje e rende ka ndodhur në Itali, ku një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, pas shqetësimeve që kishte ndjerë në orët e mësimit.

Mediat shkruajnë se shqiptari Osvaldo Kenga, 19-vjeç, banues në San Vito Lo Capo ishte student i Institutit të Hoteleve në Erice.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ndodhej në klasë kur ndjeu shqetësimet e para, ku më pas u transportua në urgjencën e Trapani, ku më pas iu bashkuan familjarët e tij. Ai u tha mjekëve:

“Kam dhimbje në kokë, fyt dhe qafë”. Raportohet se 19-vjeçari i ishte nënshtruar disa kontrolleve, por befas pati një at ak kardiak, duke ndërruar jetë menjëherë.

Prokurori i Trapani ka hapur një hetim dhe ka urdhëruar një autopsi të të riut. Trupi tani është në morgun e spitalit Sant’Antonio Abate.

Pjesëtarët e familjes së djalit, dhe miqtë e tij, që e quanin Aldo kërkojnë të dinë se çfarë mund të ketë shkaktuar një vde kje kaq të papritur.

ME TE LEXUARAT