Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit - Lajme te Fundit nga Shqiperia

“Mafia e tokave ne Shengjin”, prokuroria kerkon 3 vjet burg per ish-kryetarin e bashkise Lezhe

Tri vjet burg kerkon prokuroria per ish kryetarin e Bashkise se Lezhes. Prokuroria e Lezhës ka dhënë pretencën për 19 persona të vënë nën akuzë për tjetërsimin e pronave te Rana e Hedhun në Shëngjin.

Prokurori Erjon Shehaj ka kërkuar 43.6 vite burg në total për të pandehurit.
Në pretencen e dhënë në përfundim të hetimeve për 19 persona të proceduar , organi I akuzës kërkoi në total 43.6 vite burg.

Në mesin e personave për të cilin u kërkua burg nga gjyqtari Erjon Shehu, është edhe numri një I bashkisë së Lezhës.

Po ashtu është kërkuar 2 vite burg edhe për ish nënkryetarin e bashkisë Lezhë, Enver Hafizi.

Bashke me dy drejtuesit më të rendesishem te Bashkise, ne mars 2018 u ndaluan edhe zyrtare te tjere te ketij institucioni por edhe mjaft specialiste dhe drejtues te zyres se hipotekes.

Skema sipas prokurorise ishte e tille: Toka ranishte i kalohej në pronësi banorëve të zonës përmes falsifikimi duke u tjetesruar si toke “Arë” dhe “Pemëtore” t dhe më pas i shitej menjëherë biznesmenëve që planifikonin të ndërtonin aty hotele apo godina të ndryshme.

Fran Frrokaj i sëmurë rëndë, ja pse gjykata i hoqi arrestin shtëpiak të akuzuarit për tjetërsim pronash

Një ditë pas lirimit të Frrokajt, arrestohet zyrtari i shpallur në kërkim në Lezhë, për skandalin e pronave

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.