Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Lojtarët e PSG tërbohen me alkool dhe muzikë pas humbjes në Champions

Duket se këto nuk janë kohë të qeta për Paris SG, kjo dihej. Por situata nuk pritet të ndruyshojë, përkundrazi është përkeqësuar.

Meritë për këtë kanë vetë futbollistët, më saktë Mauro Icardi, Angel Di Maria dhe Edison Cavani. Të tre kishin ditëlindjen më 14 shkurt, ndërsa vendosën të organizonin një festë të përbashkët.

Koha e zgjedhur për të festuar nuk ishte e duhura. Pamjet e publikuara dhe që po bëjnë xhiron e botës tregojnë se si, thuajse të gjithë futbollistët e Paris SG “tërbohen” mes alkoolit dhe muzikës latine pas humbjes së rëndë në Champions League kundër Borussia Dortmund.

Kjo festë nuk është pritur aspak mirë në klub dhe nga trajneti Tomas Tuchel, që vetëm një muaj më parë kishte folur hapur kundër festës së organizuar nga Neymar.

Tifozët kanë nisur një fushatë të ashpër akuzash në rrjetet sociale, teksa edhe mediat franceze nuk I kanë kursyer akuzat./bw

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.