Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Lajmi i rreme per njohjen nga Xhamajka, deputetja e AAK: Te jape doreheqjen Konjufca

KOSOVË

Pas lajmit të rremë se Xhamajka ka njohur Kosovën si shtet të pavarur deputetja e AAK-së Donika Kadaj-Bujupi kërkon dorëheqjen e ministrit të jashtëm.

Kadaj- Bujupi thotë se qeveria kosovare u soll si amatore në rastin e Xhamajkës dhe shmangu përgjegjësinë.

Po ashtu deputetja tha se çfarë kuptimi ka shkarkimi i ambasadores së Kosovës në SHBA Vlora çitaku e cila dhe edhe lajmin kur nuk jep dorëheqje ministri i jashtëm Glauk Konjufca.

STATUSI I DONIKA KADAJ- BUJUPI

Levizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë ardhur në pushtet me premtimin se nën qeverisjen e tyre do të instalojnë logjikë llogaridhënëse.

Mirëpo amaterizmi profesional i shprehur me çështjen Xhamajka flet ndryshe.

Prej mobilizimit të aparatit propagandues në rrjete sociale për marrjen e meritave se njohja erdhi si rezultat i qeverisë së re, kaluan tek shmangia e përgjegjësisë.

Çfarë kuptimi ka shkarkimi i ambasadores, nëse fillimisht nuk jep dorëheqje Ministri i Jashtëm,do të thoshin dikur VV dhe LDK para ardhjes në pushtet. Përgjegjësia e ambasadores nuk shkon vetëm.

Rrahagjokësi për merita dhe fshehje pas të tjerëve për dështimet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.