Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Konjufca: Ambasadorja na njoftoi per njohjen nga Xhamajka, shume shpejt do marr masa

Ministri i Jashtem i Kosoves Glauk Konjufca reagon rreth lajmit për njohje nga Xhamajka: Shumë shpejt do të ndërmarrë veprime.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka reaguar rreth lajmit për njohjen e Kosovës nga shteti i Xhamajkës.

Konjufca përmes një postimi në Fcebook, ka shkruar se informatën për njohje nga Xhamajka e ka marrë nga ambasadorja Vlora Çitaku.

Ai ka thënë se shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit.

Postimi i plotë:

Mbrëmë, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, znj. Vlora Çitaku, përmes postës elektronike e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për njohjen nga Xhamajka.

Në rrafshin profesional, informata zyrtare e një Ambasadori/eje, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, konsiderohet si akt i mirëqenë dhe merret në konsideratë si e tillë.

Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën tonë në SHBA, për të sqaruar situatë e krijuar.

Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.