Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme, Gazeta, Shqip, Online, live 24

Grupi i Punes per Veprime Financiare e vendos Iranin ne listen e zeze

Grupi i Punës për Veprime Financiare (FATF) e ka renditur Iranin në listën e zezë, për shkak të dështimit në marrjen e masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të grupeve terroriste. Grupi ndërqeveritarë me qendër në Paris, që mbështet luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, e bëri njoftimin më 21 shkurt.

Vendosja në listën e zezë do të thellojë izolimin e Iranit nga tregjet financiare. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha: se futja e regjimit klerikal në listën e zezë është e domosdoshme për betejën kundër terrorizmit e luftënxitjes në Lindjen e Mesme e në mbarë globin. Ajo shtoi: Mullahët kanë shkelur me ndërgjegje e qëllimisht Palermon dhe CFT-në dhe kanë refuzuar ta pranojnë FATF-në në përpjekje për të vazhduar financimin e terrorizmit dhe luftënxitjes, si dhe për të anashkaluar sanksionet.

Presidentja e zgjedhur e NCRI-së theksoi se terrorizmi e luftënxitja janë të domosdoshme për këtë regjim dhe thelbësore për mbijetesën e tij. Ky regjim nuk do t’i braktisë kurrë financimin e terrorizmit dhe pastrimin e parave. As nuk do t’i nënshtrohet ndonjëherë transparencës financiare.

Tregtia me këtë regjim nuk u shërben interesave të popullit iranian dhe vetëm sa i jep energji makinerisë së shtypjes e terrorizmit të mullahëve. Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i japë fund ofrimit të ndihmave për regjimin e mullahëve, dhe të ndalë çdo transaksion financiar me këtë regjim, si dhe duhet të mbajë anën e popullit iranian e të aspiratave të tij për ndryshim regjimi dhe për themelimin e lirisë e demokracisë. Kjo është një domosdoshmëri për betejën kundër terrorizmit e pastrimit të parave, si dhe për paqen e qetësinë në rajon.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.