Basha: Shendetesia falas, genjeshter kriminale

Aktualitet
Basha: Shendetesia falas, genjeshter kriminale

Kreu i opozitës Lulzim Basha deklaroi ditën e sotme se me koncesionet në shëndetësi çdo vit vidhen 40 milionë euro.

Duke folur në konferencën e organizuar nga PD me temën, 'Sfidat dhe vizioni në shëndetësi', Basha deklaroi se shëndetësia falas është një gënjeshtër kriminale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

‘Buxheti i shtetit për shëndetësinë është 115 usd për frymë, tre herë më pak se Bosnja. Nuk janë koncesione dhe PPP. Janë vjedhje me kosto 35-40 milionë euro në vit. Me këtë shumë sistemi shëndetësor mund të sillet në parametra të pranueshëm. Problemet janë të qarta.

Nisin dhe bazohen mbi gënjeshtrën e madhe të shëndetësisë falas. Shëndetësi falas nuk nuk ka dhe nuk mund të ketë. E ka thyer ne mes shëndetësinë. Centralizimi i sotëm ka tejkaluar edhe parametrat e regjimit komunist.

Arsyeja nuk qëndron tek mungesa e vizionit, por tek vjedhja e kësaj qeverie, tek paaftësia dhe keqmenaxhimi i institucioneve shëndetësore, keqpërdorimi politik i tyre, gjë që është kriminale’, tha gjatë fjalës së tij kreu i opozitës Lulzim Basha.

ME TE LEXUARAT