Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit - Lajme te Fundit nga Shqiperia

Atentati ndaj ish te dashurit te gruas, denohet me 4 vite burgim 39-vjeçari

Një plumb ndoshta për të larë me gjak poshtërimin e tradhtisë së gruas së tij. Një goditje me pistoletë pas shpine, që për fat të mirë nuk ndikoi në organet jetike të 40-vjeçarit të lënduar, Durim Qefa, faji i të cilit ishte se përfundoi në shtrat me gruan e autorit, gjatë krizës martesore që kishte kapluar çiftin prej disa muajsh.

 

Për ato ngjarje, mëngjesin e dy ditëve më parë, Artenis Ago, një 39-vjeçar shqiptar i mbrojtur nga avokati Fabio Crea dhe dërguar në gjykim me akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë, u dënua me 4 vjet burg nga një gjykatë e shkallës së parë në Itali. Zëvendës-Prokurori Davide Romanelli kishte kërkuar gjashtë vjet e gjysmë burgim.

 

Historia

 

 

Ishte nata mes 4 dhe 5 gushtit 2018 kur Ago i zuri pritë rivalit të tij në dashuri, i cili punoi si badiguard. Në realitet, historia e tradhtisë kishte kohë që kishte përfunduar dhe kishte qenë një marrëdhënie që nuk zgjati shumë, pikërisht atëherë kur autori i plagosjes dhe gruaja e tij kishin kaluar ndarë, gjatë një krize në marrëdhëniet e tyre. Një histori shtrati dhe ndoshta pak më shumë, e lindur kur gruaja e kishte bindur veten se martesa me Agon kishte mbaruar. Ajo përfundoi duke ngushëlluar veten nën çarçafë me 40-vjeçarin, në kohën e fakteve punonjës i një kompanie që ishte kontraktuar nga shërbimet e sigurimit të “Kazinosë së Venecias”. Por pas stuhisë, barometri i martesës kthehet papritmas për të treguar mot të mirë dhe Artenis Ago e gruaja kthehen për të jetuar së bashku, por më vonë Ago mëson për tradhtinë.

 

Për të, faji është i bashkatdhetarit që joshi bashkëshorten e tij duke përfituar nga vështirësitë e çiftit. Ago ndihet jo vetëm i tradhtuar, por edhe i poshtëruar dhe fillon të ushqejë një dëshirë për hakmarrje. Kështu, natën e atentatit ai largohet nga shtëpia me një armë të kalibrit 22 “Bernard” me numrin serial të fshirë. Shqiptarit tjetër i njeh oraret dhe lëvizjet dhe e pret, rreth orës 3.30 të mëngjesit, në stacionin e trenit në Oderzo, Treviso. Në karikator janë tetë plumba, ndërsa Ago qëllon vetëm një herë duke e plagosur në shpatull rivalin. 40-vjeçari plagoset rëndë, por arrin të mbijetojë. Ishte i lënduari ai që lajmëroi autoritet për çka kishte ndodhur dhe në vijim të hetimeve Ago arrestohet me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, teksa bashkë me të shoqen dhe fëmijët po përpiqej të largohej nga Italia, ndoshta për të shkuar në Shqipëri. Në makinën me të cilën lëviznin u gjet dhe pistoleta me të cilën qëlloi 40-vjeçarin.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.