Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Aksioni ne Vlore/ Klosi: Grup i strukturuar kriminal, i kapem ne flagrance!

TIRANË- Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi tha për Report Tv se të arrestuarit në Vlorë janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kishin si qëllim të depozitonin në vendin tonë mbetje të rrezikshme. Në një lidhje telefonike në hapësirën e edicionit qendror, ministri theksoi se aksioni i realizuar në bashkëpunim mes disa institucioneve, nuk pati dekonspirim, arsye për të cilën të arrestuarit u kapën në kushte të flagrancës. Ndryshe nga sa të arrestuarit kanë deklaruar, Klosi thotë se nuk bëhet fjalë për vaj të mbetur nga motorët e tragetit, por e kanë përdorur këtë si justifikim për t’i sjellë nga Italia drejt vendit tonë, ndonëse ky plan u dështoi.

“Operacioni i organizuar dhe rendi, ministria e mjedisit, ishte njoftuar 24 orë para se trageti të mbërrinte në portin e Vlorës dhe ishin marrë të gjitha masat që të kapeshin në kushtet e flagrancës. Për këtë arsye vlerësoj se nga të gjithë institucionet e përfshira nuk pati rrjedhje të informacionit, paçka se pjesa e vëzhgimit dhe hetimit i mbetet më tepër ministrisë së rendit. Ngjarja është e rëndë. Sa i përket informacionit erdhi në rrugë operative dhe kjo është një punë që policia do e sqarojë në vazhdim. Kompanitë që kontrollojnë tragetet nuk ka, ajo që kërkohej nga grupi i strukturuar kriminal që të nxirrej kjo mbetje si mbetje e tragetit, e cila pastaj do të kalohej si diçka e thjeshtë, por policia ndërhyri dhe vepra u dokumentua dhe u kontrollua si duhet. Në është bërë edhe më herët mbetet për t’u parë. Mbetje e reciklueshme nuk lejohen të futen, edhe ky ligj vazhdon të jetë një nga ato ligjet që jemi fanatik dhe duam ta mbajmë fanatik”, tha Klosi.

I pyetur nëse në Shqipëri bëhet asgjësimi i vajit industrial, Klosi nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, la të nënkuptuar se eksportohen jashtë vendi. “Siç çdo problematikë tjetër e kemi të ndaluar importimi, por eksportimi nuk është i ndaluar”, tha ministri.

Ministri Blendi Klosi shprehet se në Shqipëri ekziston një ligj që ndalon importin nga jashtë të mbetjeve të riciklueshme apo të mbetjeve si “ato që janë kapur dje”, pa specifikuar llojin e tyre, kjo për shkak të mungesës së laboratorëve të specializuar…eksporti nuk është i ndalur, çka do të thotë se mbetjet e trageteve që vijnë në Shqipëri asgjësohen jashtë vendit.

“Shqipëria nuk është gati që të menaxhoj hyrjen e mbetjeve si ato të ditës së djeshme se nuk kemi laboratore të specializuara për të bërë nëpërmjet rrjeteve të rrezikshme apo më pak të rrezikshme. Kjo është një mangësi e sistemit tonë. Ka një sistem si shumë vende të tjera, që menaxhohen nga kompanitë e licensuara, por jemi në ristrukturim të sistemit të mbrojtjes së mjedisit, se është vënë re në pranverë të këtij viti kaloi ndryshimet në kodin penal që krimi mjedisor u konsiderua në krim penal dhe ristrukturimi i institucioneve të mjedisit”, përfundoi Klosi.

Kapiteni pretendon se bëhet fjalë për vajin dhe se mbetjet e tjera, ku dyshimet e policisë flasin për amiant, janë ‘lesh xhami’ të mbetura në hambarin e tragetit për shkak se pak kohë më parë anija i ishte nënshtruar një remonti. Mostrat e materialeve që u sekuestruan brenda tragetit të ardhur nga Brindisi në portin e Vlorës, do të analizohen në Institutin e Fizikës Bërthamore.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.