Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Aksioni kunder lotove ilegale, 100 police “kthejne permbys” Elbasanin

Me shume se 100 efektiva moren pjese ne një operacion te gjerë është duke u zhvilluar nga ana e drejtorisë së policisë Elbasan mengjesin e kesaj te premteje.

Rreth 100 punonjës policie të mbështetura nga disa grupe të FNSH, skuadrës Shqiponja dhe oficerë të krimeve të rënda gjithashtu dhe sektorit të krimit ekonomik janë angazhuar në këtë operacion të befasishëm.

loading...

Rekomandojme

Efektivët e rendit kanë zbarkuar në lokale të shumta, ku kanë kontrolluar imtësisht çdo skutë për të gjetur gjurmë apo sende që mund të çojnë në prangosjen e personave të dyshimtë.

Gjatë kontrollit mësohet se efektivët kanë kërkuar edhe sekuestrimin e kamerave të lokaleve të ndryshme, sidomos në ato që dyshohen se në mënyrë të fshehtë, organizojnë edhe lojëra të palejuara të fatit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet