Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit - Lajme te Fundit nga Shqiperia

Aksioni anti-bixhoz, arrestohen në Tiranë Gramoz Murataj dhe vëllai i shefes së KPA të vettingut

Zbardhen detaje të reja nga arrestimet për bixhozin e jashtëligjshëm. Në Tiranë janë shoqëruar mbi 100 persona dhe 75 janë arrestuar, ndërsa të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Mes personave të arrestuar sipas report tv, janë edhe Gramoz Murataj dhe Elvis Mulaj në Qytet Studenti, ndërsa janë sekuestruar edhe mjetet që përdornin për lojërat e fatit pa leje.

Gramoz Murataj me origjinë nga Vlora rezulton i dënuar në Itali për drogë, ndërsa sot ka tre kompani me licencë në vendin fqinj për lojërat e fatit.

Ndërsa Elvis Mulaj është vëllai i Natasha Mulajt, kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, shkalla e dytë e vettingut. Vëllait të tij, Vladimir Mulajt i kanë vendosur tritol natën e vitit të ri në banesë në Qytet Studenti.

Prej muajsh qarkullonin informacione se aktiviteti i lotove sportive vazhdonte permes internetit pas ndalimit me ligj te tyre ne fillim te vitit qe shkoi. Dyshohet se bastet vendosen me celularë online në kompani që ndodhen jashtë vendit dhe paratë qarkullojnë nëpërmjet kompanive që merren me transferta monetare. Policia ka sekuestruar një numër celularësh të cilët po analizohen nëse ne to janë vënë baste online.

RENEA e FNSH aksion ne shkalle vendi kunder lojerave te fatit, 184 persona shoqerohen ne polici

Aksioni kunder lotove ilegale, 100 police “kthejne permbys” Elbasanin

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.