Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit - Lajme te Fundit nga Shqiperia

Tre kamione me banane per te shperqendruar policine, vetem njeri kishte 1.3 ton kokaine

Kamioni me 1.3 ton kokaine ne Maqedoni? Zbardhen emrat e vellezerve qe porositen bananet

Të paktën 3 të arrestuar janë deri më tani nga aksioni i policisë në Krushopek të Sarajit për kapjen e 1.3 ton kokainë. Komioni ku ndodhej droga i ngarkuar me banane kishte hyrë nga Mali i Zi dhe më pas doli nga dogana e Qafë Thanës për në Maqedoni.

Gjate levizjes, kamioni ku ndodhej droga eshte shoqeruar edhe nga dy kamione te tjere identike, mesa duket per te shperqendruar edhe autoritetet policore.

Në këtë aksion të mirëorganizuar kanë qenë në dijeni të ngarkesës policia italiane si dhe ajo shqipëtre që kanë marrë pjesë në aksion. Aksion policor është zhvilluar në Krushopek të Sarajit dhe në të ka marrë pjesë edhe drejtoria shqiptare kundër krimit të organizuar.

Policia shqiptare me një grup ekspertësh u përfshi me kërkesë të partnerëve që kanë kërkuar ndjekjen e kamionit dhe vëzhgimin, teksa superaksioni ishte në zhvillim e sipër.

Informacionet e para thonë se kokaina fillimisht ka ardhur nga Amerika në Bar (Mal i Zi) e duhej të përfundonte në Koper (Slloveni).

Për arsye të panjohura për momentin, destinacioni është ndryshuar dhe kokaina ka përfunduar në Krushopek. Kur ka hyrë në Shqipëri, policia e ka vrojtuar, në rast se kokaina do shkarkohej në vend. Kamioni ishte me targa maqedonase ndërsa në Shqipëri nuk ka ndaluar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.