Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Shokohet Gjermania, dy sulme me armë në shisha-bar, 11 të vdekur dhe 5 të plagosur

Ka shkuar ne 11 numri i personave qe kanë vdekur si pasojë e dy sulmeve me armë zjarri në qytetin perëndimor gjerman, Hanau, mbrëmjen e të mërkurës.

Ngjarjet ndodhen në lokale të frekuentuara kryesisht nga Kurdet dhe Turqit ku pihet nargjile.

Pesë persona është raportuar të jenë plagosur ndërsa autori I tragjedisë u gjet I vdekur në banesën e tij në Hanai. Po në të njëjtin vend u gjet edhe një trup tjetër.

Sipas raportimeve, sulmi i parë ka ndodhur në qendër të qytetit, derisa i dyti në lagjen Keselshtadt.

Hanau, gjendet 25 kilometra në lindje të Frankfurtit.

Artikulli i meparshem:
Dy sulme me armë kanë ndodhur në Gjermani në qytetin Hanau duke lënë të vdekur 8 persona dhe plagosur 5 të tjerë.

Sulmi i parë i bërë në një lokal-shisha bar ku mbetën të vdekur 3 persona ka ndodhur në qendër të qytetit, ndërsa sulmi tjetër është shënuar në lagjen Keselshtadt ku u vranë edhe 5 persona të tjerë duke e çuar bilancin në 8 viktima.

Ende nuk dihen motivet që çuan autorin në këtë sulm të rëndë, thuhet në një deklaratë të policisë.

Zyrtarët e rendit thonë se autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe akoma nuk është arrestuar.

Forca të shumta policie dhe dy helikopterë janë duke patrulluar në zonën ku ndodhi ngjarja e rëndë. Hanau ndodhet 15 milje(25km) në lindje të Frankfurtit.

Ky sulm vjen vetëm 4 ditë pas një sulmi të ndodhur në Berlin ku mbeti i vrarë një person.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.