“Shqiponjat do te mblidhen ketu me 2 mars”, Meta ndan socialistet nga Rilindja

Politikë
“Shqiponjat do te mblidhen ketu me 2 mars”, Meta ndan socialistet

TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se shqiponjat do t’i përgjigjen thirrjes së tij më 2 mars që Shqipëria të bëhet kuq e zi, siç ka qenë. Në konferencën e sotme para mediave, ku solli fakte të reja për atë që e quan grusht shteti nga maxhoranca, Meta akuzoi maxhorancën për rrëmbimin në mënyrë mafioze të Gjykatës Kushtetuese.

“Këtu rrëmbehet, vidhet, në mënyrë mafioze duke dhunuar kushtetutën, ligjet, duke bërë falsifikime të rënda shtetërore ku është i përfshirë gjithë parlamenti se nuk është se parlamenti nuk i dinte këto gjëra. Parlamenti i ka ditur se të gjitha këto akte kanë qenë publike. Kanë krijuar idenë se shqiptarët sikur janë lodhur dhe sikur janë dorëzuar. Por këta nuk e dinë akoma se ky është një popull shqiponjash dhe sorrat kurrë nuk do të bëhen shqiponja dhe shqiponjat do të mblidhen të gjithë këtu më 2 mars për ta bërë gjithë Shqipërinë kuq e zi. Dhe nuk i ftoj këtu unë shqiptarët për të ardhur për Presidentin, presidenti është në rregull nuk ka asnjë shqetësim asnjë merak për veten e tij, aq më tepër për Ilir Metën. Unë i ftoj për fëmijët e tyre. Sepse në qoftë se sot është është Shqipëria kështu, kemi shpopullim jo largim. Në qoftë se sot ikën një malazez nga Mali i Zi, ikin 11 shqiptarë nga Shqipëria, në qoftë se ikën një serb nga Serbia, ikin 8 shqiptarë. Të marrin e të rrëmbejnë në mënyrë mafioze edhe Gjykatën Kushtetuese, kur janë të gjitha të drejtat e çdo qytetari të Shqipërisë, pra të mos keni më mundësi as të ankoheni jo më ta fitoni të drejtën, ju e kuptoni çfarë ndodh këtu. Ndodh pikërisht ai projekt që synon kapja e shtetit dhe grushti i shtetit dhe ky është vetëm grusht shteti dhe asgjë tjetër që të kemi një Shqipëri pa shqiptarë”, deklaroi Meta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presidenti e ndau Partinë Socialiste nga Rilindja dhe tha se PS ka e ka bërë Shqipërinë me Kushtetutën më demokratike por se sot është asgjësuar nga shushunjat.

“Po pastaj s’do të ketë as emër Shqipëri se këta që ia ndërruan emrin stadiumit ‘Qemal Stafa’ ia ndërrojnë Shqipërisë sa herë të duan për shkak se nuk u ka mbetur asnjë ndjenjë shqiptare dhe asnjë shqetësim për këtë vend dhe gjithë këtë popull që vuan prej vitesh dhunimin dhe poshtërimin e Rilindjes jo të Partisë Socialiste. Sepse PS e ka bërë Shqipërinë me Kushtetutën më demokratike në vitin ‘98 dhe ka votuar mbarë populli shqiptar. Por këto vetë janë shushunjat e PS-së që e kanë asgjësuar dhe atë parti që ka qenë një forcë e madhe që i ka dhënë shumë Shqipërisë. Dhe unë do tua argumentoj jo me retorikë pse kemi gjysmë parlament, por me fakte sepse kemi kohë, përditë do kemi konferenca shtypi deri në datën 2 mars me fakte të reja dhe pse janë dele deputetë. Unë kam shumë respekt por gjëra të tilla kurrë nuk mund të ndodhin në Kuvendin e Shqipërisë por të paktën disa burra do të dilnin e të thoshin ore ku po e çojmë ne këtë vend”, deklaroi Kreu i Shtetit.

Në fund duke ngritur dhe tonet, Meta tha se “që nga 2 marsi Shqipëria fillon e bëhet kuq e zi, siç e duan gjithë shqiptarët, siç ka qenë jetë e mot e siç do të jetë përgjithmonë”.

ME TE LEXUARAT