Shpërthen Robert Berisha: Nuk jam Roberti Norës, por i…

Showbiz
Shpërthen Robert Berisha: Nuk jam Roberti Norës, por i…

Robert Berisha është ndër personat më të komentuar në showbiz pas ndarjes me këngëtaren Nora Istrefi.

Berisha ishte i ftuar në emisionin “Soirée”, moderuar nga Jonida Shehu në Top Channel, këtë të mërkurë. Padyshim nuk ka ngelur pa u përmendur ish-bashkëshortja, Nora Istrefi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe pse këngëtarët janë ndarë prej kohës, ish-bashkëshorin Berisha fansat ende vijojnë ta quajti ‘Roberti Norës’, e kjo gjë nuk i pëlqen aspak.

Kjo ka bërë që të revoltojë pamasë këngëtarin Berisha, të cilit i është dashur të jap një sqarim:

“Unë jam pianist i diplomuar në Akademi të Muzikës. Djali i Tomorr Berishës, kompozitor. Axha im është Bajram Berisha, producent i dirigjimit në Berlin të Gjermanisë. Që ta dinë të gjithë ata se thonë Roberti i Norës, jo. Roberti është i Tomorr Berishës”, është shprehur Robert Berisha.

Çifti, janë prindër të një vajze Rene, dhe për hir të saj, ato vijojnë të kenë një marrëdhënie miqësore.

ME TE LEXUARAT