Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Po te degjoj/ Basha takon grevistët: Do t’i zhbej te gjitha padrejtesite ndaj jush

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha vizitoi grevistët e rafinerisë së naftës dhe të stacionit të pompimit të ujit në Poçem. Në një postim online, Basha thotë se ofron mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre.

“Mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre! Ata janë tradhtuar, dhe keqtrajtuar nga qeveria. Viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale.

Në këtë betejë unë dhe Partia Demokratike do jemi zëri juaj, do jemi mbështetja juaj. Beteja juaj është beteja e çdo shqiptari, ne do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta. Ju jap fjalën se do t’i zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush.

loading...

Rekomandojme

#PoTëDëgjoj”, shkruan Basha.

Edhe më herët në një postim tjetër, Basha mbështeti punëtorët.

“Mbështes plotësisht punonjësit e rafinerisë së naftës dhe stacionit të pompimit të ujit në Poçem dhe aktet e tyre sublime, përfshirë grevën e urisë. Kërkesat e tyre janë të drejta dhe duhet të gjejnë zgjidhje të menjëhershme. Indiferenca dhe loja e pushtetarëve me fatin e tyre është kriminale”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet