Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Largimi i mjekeve, Manastirliu: Fenomen normal, ne dy vite jane punesuar 400 mjeke

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu foli për fenomenin e largimit të mjekëve duke thënë se alarmimi në media është vetëm një anë e historisë, por ana tjetër e mirë është se vetëm në 2 vite janë punësuar 400 mjekë dhe 2200 infermierë. Manastirliu tha se fenomeni i largimit nuk është turp , por një gjë normale që ndodh dhe në vendet më të zhvilluara. Ministrja shtoi se prioriteti i qeverisë për studentët e diplomuar është punësimi i tyre dhe vetëm pak ditë më parë janë punësuar 79 mjekë të rinj për të shërbyer në çdo cep të vendit.’Ne do të vazhdojmë punën ku pas Paktit të Universitetit do të vijojmë me punësimin tuaj. Këtë e treguam me plot 79 mjekë të rinj që janë punësuar pak ditë më parë për të shërbyer në çdo cep të vendit. Shumë prej jush kanë vendosur ta kryejnë kontributin e tyre këtu në venin e tyre. Keni dëgjuar të alarmuar se po ikin mjekët, por lëvizja e njerëzve nuk është fenomen i turpshëm por një fenomen normal që ndodh kudo edhe në vende më të zhvilluara. Po ashtu vetëm në dy vite janë punësuar 400 mjekë dhe 2100 infermiere që ofrojnë shërbimin e tyre në shëndetësi’, tha Manastirliu.Gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të mjekësisë, ministrja Manastirliu pasi përmendi punët e qeverisë me ndërtimin e spitalit të ri kirurgjikal, tha se ‘është ndërtuar edhe depo e re e barnave, ku studentët e farmacisë kryejnë praktikat e tyre. Kjo gjë nuk ka ekzistuar më parë.’ Gjithashtu tha se pas zhbllokimit të specialiteteve ‘është duke për një paketë mbështetje për mjekët për bonuset dhe lehtësimet e tjera për to.’

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.