Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Kush jane 6 te arrestuarit te perfshire ne trafikun e mbetjeve toksike

Mbetjet e rrezikshme të amiantit ishin kamufluar nga personat e arrestuar në disa fuçi të mëdha të zeza veshur me logon e verdhë “eni”. Në fakt, ng anjë kërkim në internet të këtij emri dhe logoje, “Eni” është një kompani shumëkombëshe italiane e naftës dhe gazit me seli në Romë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Brindisi – Vlorë dhe konkretisht në pjesën fundore të garazhit, është gjetur dhe sekuestruar me cilesinë e provës materiale një sasi e papërcaktuar mbetjesh të ndaluara e të dyshuara të rrezikshme, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë. Nga ana e Policisë u kryen veprimet procedurale ku në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua trageti si dhe sasia e mbetjeve, të cilat nuk u lejuan të dilnin nga ambienti i tragetit. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Transportimi i mbetjeve”, njoftoi zyrtarisht policia.

Te arrestuarit:

1. Kujtim Novrus Xhafellari 65 vjeç banues ne Vlore. (zevendes kapiten i tragetit S.T.DAMIAN)

2. Arber Romeo Cuni, 28 vjeç, banues ne Vlore.( shoferi i fugonit tip Iveko , me targe AA 417 SC)

3. Agron Ramadan Brataj, 48 vjeç, banues ne Vlore.(drejtori operativ i agjensise Euroferries”

4.Festim Mahmut Tafa, 72 vjeç banues ne Tirane, (kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN.

5.Elisabeta Vasil Cuni, 55 vjeç, banuese ne Vlore (administratore e firmes se pastrimit “Delfini 1”.

6. Zamir Flamur Kornuzi, 46 vjeç, banues ne Vlore.(pronari i pikes se grumbullimit firma “Kornuzi”)

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. Altin Mustafaraj says

    Mafia e Santa Corona Unita e Brindisit ka vite qe e perdor tragetin (tragetet) per tu pasuruar me kontrabande te cdo lloj, organet e specializuara te shtetit duhet te bashkepunojne me policine e shtetit italian dhe te kryej hetime te thelluara sepse ne Brindisi qysh nga viti 1996 dhe ne vazhdim jane arrestuar per “kontrabande te qenieve njerezore dhe organizim te kalimit ta pa ligjshem te kufrit” me dhjetra ish ekuipazhe te trageteve te kesaj kompanie mafioze. Ministria perkatese nuk duhet tja rinovoje me Licencen nese do tu jap fund pergjithmone kontrabandes te gjithe tipeve nga subjekte vendase apo te huaj te Lincensuar prej saj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.