Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Kater mije euro borxh kokaine, 4 shqiptaret bien ne kurthin e policise

Katër shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët në Silvi për zhvatje dhe akuza të ndryshme të lidhura me drogën.

 

Viktima ishte një italian 50-vjeçar nga Pineto, i cili u kishte borxh katër mijë euro dy shqiptarëve, banues në Silvi dhe Alba Adriatica. Borxhi ishte grumbulluar nga pagesat e pakryera për drogën që kishte marrë prej tyre, kryesisht kokainë.

 

Pasi shifra arriti katër mijë, dy shqiptarët vendosën që të merrnin me çdo kusht paratë, duke e kërcënuar gjatë gjithë kohës, edhe në orët e vona të natës, me mesazhe e telefonata të vazhdueshme.

 

 

Pinetezi më në fund vendosi t’u drejtohej karabinierëve, të cilët ngritën kurthin. Viktima mblodhi 2500 euro, të cilat u fotokopjuan nga karabinierët, dhe u telefonoi dy shpërndarësve të drogës për t’u takuar në një lokal në Silvi, dje në mbrëmje.

 

Në një tavolinë pranë italianit u ulën dy karabinierë të veshur civilë. Edhe dy shpërndarësit nuk erdhën vetëm, me dy të tjerë që qëndruan jashtë, në një Volkswagen Golf, për të njoftuar për çdo të papritur.

 

Kur dy shqiptarët panë që shuma e parave ishte më pak nga ajo që prisnin iu turrën italianit duke e tërhequr dhe kërcënuar me vdekje.

Ndërhyrja e karabinierëve ishte e rrufeshme, duke i bllokuar menjëherë, ndërkohë që patrullat jashtë bllokuan rrugën duke kapur edhe dy të tjerët.

Në Golf u gjet edhe një thikë me teh mbi normën e lejuar. Katër shqiptarët, të moshave nga 28 në 35 vjeç, janë tashmë në burgun e Teramos, në pritje vlerësimit të masës së arrestit.

Njëri prej tyre rezulton më parë i dëbuar nga Italia me vendim të Kuestorit të Romës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.