Incidenti gjate fjales se Rames, studenti: Duam bileta te ikim nga Shqiperia. Rama: Çojeni te mjekohet...

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të 1600 studentëve të Universitetit të Mjekësisë. Gjatë fjalës së mbajtur, Rama u përball me një situatë aspak të këndshme, teksa një i ri i ngriti zërin dhe kritikoi ashpër.

Në fillim, kur i riu ngriti zërin, Rama me shaka u shpreh se “ky person me siguri që është pacienti i parë që mjekët e ardhshëm duhet ta kenë si pacient”. Edhe pas kësaj, zëri misterioz ka vazhduar prapë replikën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“A e dini se studentët që diplomohen sot janë vetëm të pasur? Kam prerë biletën për t’u arratisur”, ishte fjalia e tij. Pas kësaj, kryeministri reagoi ashpër: “Jepjani pra recetën këtij”, tha kreu i qeverisë.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij u shpreh se brezat e rinj të mjekëve kanë shërbime më të mira. Ai tha se qeveria ka dhënë shuma parash të duhura, për të rregulluar sistemin shëndetësor në vend. Sipas Ramës, mjekët që do pranojnë të ikin larg vendbanimit, do kenë edhe bonuse.

"Është një individ në shërbimin tuaj që të filloni ushtrimin e profesionit sapo të hidhni kapelen, merreni edhe jepini recetën e duhur në kohën e barnave të rimbursueshme i merr falas dhe nesër është i kthjellët", tha Rama.

Por teksa vazhdoi fjalimin duke folur për mbështetjen që qeveria u ka dhënë mjekëve të rinj, edhe përmes trajtimit me bonus mujor për ata që do të punojnë në spitale larg vendbanimit të tyre, i riu ndërhyri sërish.

"Sot ka pasur një tërësi lajmesh dhe komentesh mbi mjekët që kanë ikur nga Shqipëria. Dua të vë në pah se ata që dalin sot nga universiteti sikundër dhe plot kolegë të tyre që janë në profesion dhe në Shqipëri, për të punuar në spitale larg vendbanimit të tyre, përveç pagës kanë edhe bonus mujor. Ky është fakt, siç mund ta dëshmojnë ata që janë sot në shërbim në spitale të ndryshme", tha Rama.

"A e di që vetëm broçkulla flet...", u dëgjua me vështirësi zëri i tij përmes transmetimit Live në faqen e kryeministrit në Facebook, por sërish Rama i dha një përgjigje duke lënë të kuptuar edhe shqetësimin që nuk u dëgjua për publikun nga ekrani.

"Po jepjani recetën atij..edhe kjo nuk e di a e dëgjuat por ndërkohë që djalin duhet ta shoqëroni për të marrë shërbimin e shpejtë mjekësor, unë mund t'i përgjigjem edhe asaj pyetjeve, se a e dini që studentët që arsimohen sot janë vetëm të pasur, ka përgjigjen që kjo është e pavërtetë për faktin se sot ndryshe nga deri dje studentët janë të trajtuar më mirë se deri dje dhe këtë besoj e dini të gjithë ju që jeni studentë, dhe prindërit.

Nëse ata të cilët janë të shkëlqyer kanë një trajtim të posaçëm, kanë një trajtim të dedikuar edhe ata të cilët vijnë nga familje me vështirësi ekonomike. Tek ata që janë të shkëlqyer ka plot që janë me vështirësi ekonomike, dhe janë dëshmia më kuptimplotë e të vërtetës se vështirësitë ekonomike nuk janë justifikim, por nxitje se përmes notave të shkëlqyera pajisjen me armët e duhura për të nxjerrë edhe familjen e tyre nga varfëria ekonomike. Nuk mund të trajtohen njësoj ata që janë të shkëlqyer me ata që nuk shkëlqejnë", tha Rama.

"Mund të vazhdoni qetësisht, se pasi unë isha këtu nuk iu merr njeri më sysh", e mbylli kryeministri fjalimin e tij para studentëve.

ME TE LEXUARAT