Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

“Faleminderit shqiptareve per sms inkurajuese”, Meta: Me 2 mars kundër grushtit të shtetit

Presidenti Ilir Meta ka përsëritur edhe një herë thirrjen e tij për qytetarët, që t’i bashkohen protestës në 2 mars në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Meta teksa ka falënderuar shqiptarët që i kanë dërguar mesazhe inkurajuese, ndërsa thekson se bashkë do të jenë kundër grushtit të shtetit.

“Falenderoj nga zemra mijëra shqiptarë për çdo mesazh inkurajues të dërguar në rrjetet sociale!
Bashkë në 2 Mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”!
Bashkë kundër grushtit të shtetit!
Bashkë për Kushtetutën!
Bashkë në Besëlidhje!
Bashkë për Shqipërinë! 🇦🇱”, shkruan Meta në ‘Facebook.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.