Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit - Lajme te Fundit nga Shqiperia

DALIN FOTOT e makinave luksoze qe Anti-KCK u ka bllokuar deri tani kapove te krimit

TIRANE – Lajmifundit.al – Deklarata e sotme e zedheneses se OFL nuk eshte bere ne ambientin e zakonshem ne drejtorine e pergjithshme te policise por ne nje vend te hapur.

Njoftimin e radhes OFL e ka bere pikerisht nga pika ku jane vendosur makinat luksoze te bllokuara deri tani gjate operacionit anti-KCK te nisur tashme prej dy javesh, citon Lajmifundit.al, qe ve ne dukje se gjate njoftimit te radhes, deklarata eshte ilustruar edhe me pamje te automjeteve te sekuestruara.

Makina luksoze prodhime te viteve te fundit te markave Benz, BMW, Audi, Range Rover, jane rreshtuar ne piken e bllokimit te policise se shtetit. Behet me dije se te bllokuara jane deri tani rreth 135 automjete, prodhime te viteve te fundit dhe te blinduara.

Burimet zyrtare bejne me dije se nga automjetet e bllokuara deri tani ne rrethe te ndryshme te vendit si Tirana, Durresi, Shkodra, Elbasani, Fieri dhe Vlora, ne nje numer te konsiderueshem te tyre jane te blinduara, ben me dije Lajmifundit.al.

Pronareve te ketyre mjeteve u eshte derguar formulari per deklarimin e burimit te pasurise dhe pritet vazhdimi i procedurave nga prokuroria e posacme SPAK.

Sipas ndryshimeve ligjore te bera se fundi, nese pronaret nuk provojne pastertine e fondeve qe kane perdorur ne blerjen e ketyre automjeteve, ato rrezikojne te konfiskohen. /lajmifundit.al

Vrasje në Itali e shkatërrim pronës me zjarr, OFL kerkon pronat e dy të dënuarve në Tiranë

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.