11 te vrare ne shisha-bar, policia gjermane gjen letren dhe videon qe la autori ekstremist

Bota

Policia po analizon një letër dhe video te cilat u gjenden në shtëpinë e autorit të dyshuar i cili vrau 11 persona në dy lokale shisha në Gjermani.

Në letër dhe video pretendohet përgjegjësia e autorit për këtë ngjarje makabre, raporton Deutsche Welle e cila njoftoi se autori i krimit eshte gjetur i vdekur ne banese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E përditshmja Bild ka raportuar se letra shprehte bindje të ekstremit të djathtë të autorit të dyshuar.

Prokurorët federal të enjten njoftuan se kishin marrë përsipër hetimin. Të paktën 11 persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në dy lokale të ndryshme në Hanau të Gjermanisë.

Mediat raportojnë se një person i armatosur hapi zjarr rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të mërkurës.

Autori i krimit raportohet se hapi zjarr në lokalin e parë të shishave në qendër të qytetit Hanau, duke vrarë tre persona.

Pak më vonë, ai udhëtoi në lagjen Kesselstadt ku përsëri në një tjetër bar me shisha, vrau 5 persona. Sipas mediave lokale, mes viktimave ka edhe persona kurdë.

Autori i dyshuar i ngjarjes u gjet më vonë i vdekur në banesën e tij, bashkë me trupin e pajetë të një personi tjetër.

ME TE LEXUARAT