Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Trafikoi 120 milione euro kokaine, arrestohet mirditori 42-vjeçar ne Itali

Një shqiptar 42-vjeçar është arrestuar nga policia italiane, pasi kërkohej për trafikim të lëndëve narkotike. Policia gjatë një kontrolli të një makine BMW të zezë, ku në të udhëtoni 3 shtetas shqiptarë, zbuloi se ndaj njërit prej tyre ekzistonte një urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet greke për trafikim të lëndëve narkotike.

42-vjeçari A.A., nga Mirëdita, ishte rezident në Pordenone të Italisë, ndërsa kërkohej për trafikimin e 1.2 ton kokainë të importuar në Greqi nga Amerika Jugore dhe Qendrore, me anije mallrash. Sasia e kokainës u zbulua në periudhën midis shtatorit 2018 dhe janarit të 2020, që po të dilte në treg do të kapte një vlerë prej 120 milionë euro.

loading...

Rekomandojme

Mandat arresti ishte lëshuar në 3 shkurt 2020 nga autoritetet gjyqësore greke në kuadrin e një operacioni të madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, ndërsa shenjat e gishtave të shqiptarit u përputhen me ato të nxjerra nga autoritetet greke.

42-vjeçari prej kohësh jetonte në Pordenone dhe se kishte në pronësi të tij një kompani që merrej me përpunimin e hekurit, ndërsa për dy shqiptarët e tjerë, policia nuk gjeti asgjë të dyshimtë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet