Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Operacioni Anti-KCK, OFL i kerkon burimin e pasurive Ervis Martinajt

Operacioni Forca e ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë tre personave të tjerë që janë subjekt i ligjit special, të cilët janë Ervis Martinaj, dhe dy vëllezërit Kaçorri.

Zedheneja e Policise tha diten e sotme se shtetasit ne fjale duhet te dorezojne formularet ne policine e shtetit brenda 48 oreve.

Sipas saj, Ervis Martinaj nga Kurbini, i cili është nën hetim për ngjarjen e rëndë që ndodhi në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë miku i tij Fabiol Gaxha dhe mbeti i plagosur rëndë Eljon Hato.

Kjo çështje vijon të hetohet nga prokurori Artan Lulaj në prokurorinë Tiranës, ku krahas kësaj ngjarje një tjetër prokurore, Anisa Qilimi, kryen hetime për sa i përket dyshimeve për Martinajn për akuzën e pastrimit të parave.

-Arben Kaçorri nga Tirana, i dënuar në Itali për vrasje

-Valentino Kaçorri me banim në Tiranë, i dënuar në Itali vrasje trafik armësh.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, personave që janë subjekt i këtij ligji.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

– E. M., me banim në Kurbin, person në hetim për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

– A. K., me banim në Tiranë, i dënuar në Itali për vrasje;

– V. K., me banim në Tiranë, i dënuar në Itali për vrasje dhe trafik armësh;

Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet