Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Neymar: Klubi kishte frikë të luaja…

Sulmuesi btazilian Neymar ka folur troç. Sulmuesi i PSG tregon se ka dashur të luajë kohët e fundit, por klubi ka pasur frikë.

“Nuk ishte zgjedhja ime të mos luaja ndeshjet e fundit. Unë doja të luaja dhe ndihesha mira. Klubi kishte frike dhe jam unë ai që e vuaj nga kjo gjë”, u shpreh braziliani pas ndeshjes që PSG e humbi kundër Borussia Dortmund.

Sulmuesi më pas foli në lidhje me atë që bënë në fushë: “Mendoj se e kishim ne zotërimin e topit në pjesën e parë, por nuk patëm shumë intensitet dhe nuk ishim aktivë. Humbëm shumë topa. Ata u përpoqën të në kundërsulmonin kur gabonim dhe aty na goditën.

Pësuam dy gola në aksione që u vendosën nga detaje të vogla që bëjnë diferencën, me një sulmues si Haaland që e njeh shumë mirë portën. Mbase ai ‘humbet’ gjatë ndeshjes, por topi shkon një moment tek ai dhe e dërgon në rrjetë. Gjithsesi ia dolëm të shënojmë një gol, që është i rëndësishëm për ndeshjen e kthimit”.

Neymar e di se për t’u kualifikuar duhet që PSG të bëjë një tjetër ndeshje në kthim: “Në ndeshjen e kthimit mund të punojmë mirë. Të gjithë lojtarët janë në formë të mirë dhe mund të bëjmë një ndeshje me të vërtetë të madhe. Do të duhet mentalitet fituesi në këtë përballje. Ata kanë rezultatin në favor, por ne duhet të marrim një fitore me rezultat të mirë në shtëpi, të jemi agresivë, solidë prapa, pasi e dimë shumë mirë që është e rëndësishme të mos pësojmë në shtëpi.

Janë disa gjëra që janë të qarta: duhet më shumë intensitet, më shumë agresivitet dhe presing, pasi na mungonin këtë herë. Janë detajet e vogla ato që bëjnë diferencën dhe është e qartë që duhet të bëjmë mirë, ndryshe nuk do të kemi sukses”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet