Meta: Me 2 mars beselidhjen kunder grushtit te shtetit, Rama te marre poture te gjera

Politikë
Meta: Me 2 mars beselidhjen kunder grushtit te shtetit, Rama te marre poture te

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka bërë thirrje, sot popullit, që në 2 mars të mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

"Do ta marrim me qetësi çmontimin e plotë të grushtit të shtetit, - tha Meta. - Cilat do të jenë veprimet e Presidentit?! Gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të jeni të sigurt se kjo godinë, ky institucion, që është sot një kështjellë e vetme për fat të keq por e pamposhtur dhe e paepur e mbrojtjes së demokracisë, nga data 2 mars kur do të firmoset dekreti I parë kundër grushtit të shtetit dhe në shpartallim të plotë të grushtit të shtetit, pikërisht, para popullit shqiptar, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku do të lidhim një besëlidhje për të shpartalluar njëherë e mirë regjimin e oligarkëve dhe mafiozëve, të mafias ndërkombëtare që ka dhunuar sovranitetin ndërkombëtar me qëllim shpopullimin e këtij vendi dhe shndërrimin e tij në një qendër të pastrimit të parave, në një qendër operacionale të krimit të organizuar kombëtar dhe ndërkombëtar dhe njëkohësisht të shumë problemeve të tjera në Ballkan.

Kështu që në 2 mars ju presim të gjithëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe ju japim fjalën se shumë shpejt, falë popullit shqiptar nuk do të ketë më vetëm një institucion që është Presidenti në mbrojtje të Republikës, të interesit kombëtar dhe publik, por të gjitha institucionet që janë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe kudo pastaj do t’i kthehen popullit shqiptar.

Ata që kërkojnë popullin e Presidentit në Whats App, të porosisin poture të gjëra!"

ME TE LEXUARAT