Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Makina perplaset me pemen ne Shkoder, ne gjendje te rende nje person

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Shkodër. Ngjarja është shënuar në fshatin Rrenc, të njësisë Guri i Zi, me pasojë plagosjen rëndë të një personi.

Nga raportimet e para, mësohet se i plagosuri ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një pemë.

Ai është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

NJOFTIMI I POLICISE

Shkoder/ Informacion Paraprak

Më datë 19.02.2020, në orën 17:45, në fshatin Rrenc, Njësia Administrative Guri i Zi, Shkodër, mjeti tip Mercedez-Benz, që drejtohej nga shtetasi E. H. 32 vjeç, banues në Vrakë, Malësi e Madhe, si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.