Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

”Ku ta kaloj karrocen me femije?”, Policia gjobit fuoristraden tek ambasada italiane

Policia e Tiranës ka gjobitur dy automjete për shkak se kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke ecur në zonat e këmbësorëve.

Një fuoristradë tip BMW u gjobit pasi ishte parkuar tek vijat e bardha afër ambasadës italiane në Tiranë. Denoncimi erdhi nga një qytetare e cila shkruante

“Përshëndetje, e njëjta situatë përditë. Ku ta kaloj karrocën me fëmijën që fle gjumë? Oficerët tuaj flenë gjumë 100 m më lart në makinë. Faleminderit.”

Po ashtu një denoncim tjetër ka ardhur nga Astiri, ku një automjet tip Audi ishte parkuar në trotuar.

“Përshëndetje, një rast sot në astir ku duket qartë edhe targa e personit duke ecur në rrugën e këmbësorëve për të shmangur trafikun, në qoftë se mund të ndërgjegjësoni ju duke e identifikuar se vetë si popull s’kanë ndërmend të ndërgjegjësohen.”- shkruan denoncuesi.

Menjëherë Policia ka gjobitur me 3000 lekë drejtuesit e automjeteve përkatëse.

STATUSI I POLICISË SË SHTETIT

Komisariati Dixhital

Fale bashkëpunimit dhe besimit tuaj, për të dhënë kontributin, ne disiplinimin dhe rritjen e parametrave te sigurisë ne rrugën qe përdoret nga te gjithë, jo vetëm nga mjetet, ne kemi mundësinë te shkojmë aty ku është shkelja, shqetësimi juaj dhe paligjshmëria qe pengon dhe rrezikon te gjithë ne.

Vetëm në këtë mënyrë do arrijmë të përçojmë mesazhin e duhur, që rruga duhet përdorur sipas normave të sjelljes, duke respektuar detyrimet dhe përparësitë ndaj këmbësoreve, çiklistëve, motoçiklistëve dhe kategorive të tjera të përdoruesve të rrugës, duke krijuar kushtet për një mjedis publik të sigurt e të qetë për të gjithë.

# SiguriaRritetDukeKontribuar
# DenoncoEdheTiShkeljet
# PoliciaNeSherbiminTuaj

 

VIDEO

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.