Kokaina ne kamionin me banane ne Shkup, arrestohen magazinieri dhe dy shofere

Kosovë&Rajon
Kokaina ne kamionin me banane ne Shkup, arrestohen magazinieri dhe dy shofere

MAQEDONI E VERIUT

Tre persona janë arrestuar fillimisht nga operacioni që çoi në kapjen e 1.3 ton kokaine në një kamion banane të parkuar në një magazinë frutash. Të arrestuar janë dy shoferë dhe një magazinier.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kamioni me banane dhe me 1.3 ton kokainë ka hyrë dje nga Mali i Zi në Shkodër (Shqipëri) dhe ka dalë po dje nga dogana e Qafë Thanës për në Maqedoni.

Informacionet e para po ashtu thonë se kokaina fillimisht ka ardhur nga Kolumbia (Amerika e Jugut) në Bar (Mal i Zi) e duhej të përfundonte në Koper (Slloveni). Kamioni është me targa të Maqedonisë dhe gjendet i bllokuar nga policia në magazinën e frutave në Krushopek të Sarajit.

ME TE LEXUARAT