Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Kamioni me 1.3 ton kokaine ne Maqedoni? Zbardhen emrat e vellezerve qe porositen bananet

Kontejnerët me babane nga Amerika Latine ishin porositur nga dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, vëllezërit Sejdullah Hebibi dhe Enver Hebibi. Lajmi u be publik nga Report Tv nderkohe nuk dihet nese dy vellezerit kane pasur dijeni ne lidhje me lenden narkotike qe ishte futur ne ngarkesen me banane.

Aksioni anti-kokainë në fshatin Kushapek të Komunës së Sarajit është pjesë e aksionit për luftë kundër tregtisë me lëndë narkotike në të cilën ishin pjesmarrës edhe forcat policore italiane po edhe DEA amerikane.

Lëndët narkotike ishin nisur nga Kolumbia dhe e gjithë dërgesa peshonte 1.3 tonë, por policia italiane kishte zbuluar kanalin nëprëmes të cilës do transportoheshin lëndët narkotike.

Sipas informacioneve jo-zyrtare të Tv21 policia italiane kishte lënë vetëm një qese prej që peshonte 1 kg në kamionin e mbushur me banana me qëllim që të mësonte destinacionin përfundimtarë.

Nga ministria e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar se janë arretuar dy persona të dyshuar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.