Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Gjyqi per Klevis Balliun, Basha: S’ka prokuror qe frikeson opoziten

Kreu i PD, Lulzim Basha lidhur me procesin gjyqësor ndaj Klevis Balliut dhe disa protestuesve të Unazës së Re ka thënë se nuk ka gjykatës apo prokuror të korruptuar që frikëson opozitën.

Ai akuzon Prokurorinë si të bërë palë me vjedhjen, pasi në vend që të hetojnë dhe ndëshkojnë hajdutët e 40 milion eurove në aferën e Unazës së Re, përndjek qytetarët.

Po ashtu këto akte thotë Basha dëshmojnë sesa jetike ëshë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe lidhjeve të saj me Edi Ramën dhe regjimin e shërbëtorëve të tij.

Ish- deputeti i PD, Klevis Balliu dhe banorët e Unazës së Re Seit Hajderasi, Lulzim Maqinaj, Ilir Katiraj dhe Elton Skënderaj janë marrë të pandehur nga Prokuroria për shkak të një përplasje me policët gjatë një proteste. Ditën e sotme u shty seanca gjyqësore për shkak se nuk ishte njoftuar Elton Skënderaj ndërkohë që Balliu hodhi akuza ndaj Edi Ramës.

STATUSI I LULZIM BASHËS

Prokuroria e kapur dhe e bërë palë me vjedhjen, nuk heton dhe ndëshkon hajdutët e 40 milion eurove në aferën e Unazës së Re, por përndjek dhe merr të pandehur qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë dhe babëzisë së qeveritarëve të korruptuar.

Marrja si të pandehur nga prokuroria e përfaqësuesit të opozitës Klevis Balliu dhe të qytetarëve Seit Hajderasi, Lulzim Maqinaj, Ilir Katiraj dhe Elton Skënderaj pse protestojnë për të mbrojtur shtëpitë dhe fëmijët e tyre, është akt politik, për të frikësuar qytetarët që kundërshtojnë arbitraritetin dhe hajdutërinë e Edi Ramës.

Në emër të Partisë Demokratike dua të bëj të qartë se 30 vjet pas rrëzimit të diktaturës nuk ka prokurori politike që mund të ndalë qytetarët e lirë të protestojnë ndaj arbitraritetit të Qeverisë. Nuk ka prokuror apo gjykatës të korruptuar që mund të frikësojë opozitën të jetë përkrahë qytetarëve dhe të denoncojë aferat kriminale e korruptive të Edi Ramës dhe ministrave të tij.

Akte të tilla na dëshmojnë edhe njëherë sesa e drejtë dhe jetike është beteja jonë me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Denoncimi dhe reagimi ndaj korrupsionit, lidhjeve të krimit të organizuar me Edi Ramën dhe regjimin e shërbëtorëve të tij, nuk ka për t’u ndalur!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.