Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Tronditet Gjilani, policja vrau katër anëtarët e familjes, qëlloi edhe veten

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, e ka konfirmuar se pesë persona kanë ndërruar jetë në Gjilan.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate nisur për media. Sipas prokurorisë rasti ka ndodhur në lagjen “Bujanina” në Gjilan ndërsa, e ndjera V.B, ishte zyrtare policore.

Fillimisht, ajo dyshohet se ka vrarë dy prindërit, dy vëllezërit dhe pastaj ka kryer vetëvrasje.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje. Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë. Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë”, thuhet në komunikatë.

loading...

Rekomandojme

Ndërkohë nënkoloneli, Remzi Azemi dhe prokurori i rastit Arben Kadriu, kanë konfirmuar se vrasja nga policja, ka ndodhur me armë zyrtare.

“Ishte zyrtare policore aktive dhe dyshohet se ka përdorur armën zyrtare. Për të gjitha detajet tjera iu informojmë ndërkohë sepse jemi duke e hetuar”, tha prokurori Kadriu.

Pasi që ngjarja është në hetim e sipër, zyrtarët hetues dhe ata policorë nuk kanë dhënë shumë detaje.

“Është ngjarje e rëndë dhe e ndjeshme, nuk mund të japim më shumë informacione”, tha nënkoloneli Azemi, duke shtuar se informacionet rreth rastit do të transmetohen në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Policisë.

Pasi që rasti është ende në fazën e hershme të hetimeve, nuk dihet motivi që ka çuar deri te kjo vrasje e shumëfishtë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet