Lajmi Fundit
Lajme Shqip, te fundit, Gazeta Online, balkan, Informacione

Tragjedia ne Gjilan, politikani shperthen ne lot: Sot eshte shuar nje familje e ndershme

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur për media pas vrasjes së shumëfishtë që ka ndodhur sot në Gjilan, ku mbetën të vdekur pesë persona.

Mes lotësh, i pari i Gjilanit ka thënë se sot është shuar një familje e cila ka qenë shumë e ndershme, transmeton Telegrafi.

“Është tronditës lajmi që ka ndodhur në mesdite sot në Gjilan, jo vetëm familja Bllaca, por i gjithë Gjilani është në ditë zie. Tragjedia që po kalojmë është nën hetime nga prokuroria e shtetit, forenzika, policia e shteti janë duke e zbardhur. Ju kisha lut që të gjithë ta transmetoni ngjarjen siç ka ndodhë. Është shuar një familje, është tragjedia më e madhe që ka mundur t’i ndodhë dikujt, kanë qenë familje jashtëzakonisht e ndershme, por jeta dhe problemet që kanë pasur kanë shkaktuar këtë tragjedi, dhe zbardhja e rastit na çliron nga kjo dhimbje, kanë qenë njerëz të ndershëm”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se ka propozuar që të mbahet një ditë zie për tragjedinë që ka ndodhur sot.

Ndryshe, zyrtarja policore V.B ka privuar nga jeta katër anëtarët e familjes e më pas vetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.