Lajmi Fundit
Lajme Shqip, te fundit, Gazeta Online, balkan, Informacione

Pamje te renda nga tragjedia ne Kosove! Momenti kur nxirren nga banesa trupat e pajete

Zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore i kanë nxjerrë trupat e pajetë të pesë anëtarëve të familjes Bllaca nga shtëpia e tyre, ku sot ka ndodhur rasti tragjik në Gjilan.

Trupat e pajetë do të dërgohen për ekspertizë mjeko-ligjore. Ishte yrtarja policore, Valdete Bllaca, që vrau tragjikisht katër anëtarët e familjes, dy prindërit dhe dy vëllezërit, e më pas vetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së sotme.

Policia e Kosovës së bashku me kryeprokurorin e Prokurorisë së Gjilanit, Arben Kadiru, kanë konfirmuar para mediave se zyrtarja policore në Gjilan ka vrarë prindërit, vëllezërit dhe më pas vetën, me armën e shërbimit.

 

VIDEO

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.