Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

OFL ne Berat, kush jane dy te denuarit Gaz Mahmutaj e Edison Cobo qe u kerkohen pasurite

Operacioni Forca e Ligjit iu ka kërkuar deklarimin e pasurisë dy personave të dënuar në Itali, me banim në Berat. Të dy persona nga Berati janë të dënuar në Itali për trafik droge dhe  janë shënjestra e radhës e OFL.

Në një deklaratë për mediat, Policia tha se i është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë shtetasve Gazmend Mahmutaj dhe Edison Çobo.

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar të justifikojnë pasuritë dy të dënuarve me burg për trafik droge nga drejtësia italine. Gazmend Mahmutaj dhe Edison Çobo nga Berati, kanë marrë me shkrim kërkesën nga OFL për të dorëzuar një autodeklaratë për pasuritë dhe burimin e tyre. Si subjekt i Ligjit Special, ata duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë.
Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

G.M, banues në Berat, i dënuar në Itali për “Trafikim të lëndëve narkotike”;
E.Ç., banues në Berat, i dënuar në Itali për “Trafikim të lëndëve narkotike”

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.