Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

OFL, kush është i rrezikshmi i Beratit i dënuar për drogë, grabiti mikun biznesmen

Edison Çobo nga Berati është personi i dytë që Operacioni Forca e Ligjit njoftoi se i ka dërguar formularin për të justifikuar pasurinë, pasi në të kundër do të dërgohet në SPAK kërkesa për sekuestrim. Çobo i dënuar në Itali për trafik droge është një emër i njohur shumë edhe për drejtësinë shqiptare, pasi në 2018 është arrestuar, ndërsa është skeduar për disa vepra kriminale.

Në datë 24 mars të vitit 2018 ai u arrestua, pasi ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendim më datë 25.09.2017 për prodhim dhe shitje droge në bashkëpunim. Ngjarja më e rëndë për të cilën është akuzuar ai ka ndodhur në vitin 13 korrik të vitit 2013.

Çobo së bashku me tre persona të tjerë grabitën shtëpinë e biznesmenit Edmond Piti nga Ura Vajgurore. Ata hynë me forcë në shtëpinë e biznesmenit dhe e detyruan t’u jepte 20 milionë lekë të reja.

Edmond Piti, pronar i një pike karburanti ishte i njohuri i tij. Tashmë Çobo duhet të përballet me drejtësinë sërish për të justifikuar pasurinë që ka vendosur në vite dhe që dyshohet se është bërë me aktivitet të paligjshëm të trafikut të drogës.

Çobo ndodhet në burgun 313 në Tiranë ku së bashku me Klaudio Hasajn, Iliro Harunin, Skender Vrenozin, Gentian Vrenozin, Ervis Vrenozin, Spartak Cerajn dhe Renato Agalliun, po gjykohen për akuzën e “Trafikimit të narkotikëve”, në bashkëpunimin, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit”./shqiptarja

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.