Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme, Gazeta, Shqip, Online, live 24

Ne kerkim si pjese e nje grupi te strukturuar kriminal, arrestohet 27-vjeçari

Një person është arrestuar në Kurbin. Ai ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve”, Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Policia e Lezhës mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, ka bërë të mundur, në fshatin Vinjollë, Kurbin, të kapet dhe ndalohet shtetasi:

Bajram Hidri, 27 vjeç, banues në Vinjollë, Kurbin

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në qershor të vitit 2018, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, e ka dënuar 4 vite burg për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve “,”Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.