Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Momentet e fundit te Jan Prenges, para se te rrembehej

Këto janë momentet të fundit të Jan Prengës, përpara se të rrëmbehej dhe më pas vritej nga të paktën 7 persona, disa prej të cilëve janë vënë në pranga nga ana e policisë.

Prenga duket se është vëzhguar disa ditë nga ana e rrëmbyesve, të cilët janë kujdesur që të evidentojnë të gjitha lëvizjet e tij, në mënyrë që të mos dështonin në momentin final.

Po ashtu për herë të parë është zbuluar dhe imazhi i Gentian Doçit, i cili konsiderohet nga policia shqiptare si koka e organizatës kriminale, e cila realizoi pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Jan Prengës në Kamëz në datën 17 janar të këtij viti.

I konsideruar si një eksponent i krimit të organizuar dhe në kërkim ndërkombëtar, pamjen dhe identitetin e Gentian Doçit e njihnin pak persona.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.