“Mafia shqiptare çan detin me makina plot droge”, Berisha: Se shpejti

Aktualitet
“Mafia shqiptare çan detin me makina plot droge”, Berisha: Se

Nje dite pas lajmit se ne detin e Vlores ngecen tre makina fuoristrade, ish-kryeministri Sali Berisha reagon me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook.

Sipas Berishes, “mafia shqiptare e droges thyen rekorde dhe Çan detin me makina plot droge”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Mafia shqiptare e droges thyen rekorde. Çan detin me makina plot droge! Se shpejti fillon nga puna, flotilja e nendeteseve transoqeanike te droges!”- shkruan Berisha ne mesazhin e tij, qe i bashkengjit edhe foton

NGJARJA

Dje, një nga automjetet ka tentuar të lëshojë në brendësi të detit skafin me një motor, i cili pas kontrolleve ka rezultuar me leje përkatëse.

Dhe ishte pikërisht futja e skafit të peshkimit në det që ka çuar në ngecjen e tri automjeteve tip fuoristradë. Në tentativë për të dalë nga deti, makina e parë e ka pasur të pamundur këtë, pasi ka ngecur dhe është prishur gjatë përpjekjeve për të dalë nga uji. Ajo është bllokuar dhe ka mbetur aty.

Më tej, pronari i mjetit është shprehur se ka kërkuar ndihmë nga të tjerë persona për ta nxjerrë nga aty makinën e tij. Aty ka mbërritur një tjetër automjet që ka tentuar tërheqjen e tij,por edhe ai ka ngecur edhe për shkak të dëmtimit që ka pësuar.

Pas këtij, në ujërat detare është futur një fouristradë tjetër, në ndihmë të dy të parave që kishin ngecur aty më herët. Por edhe fuoristrada e tretë ka ngecur në rërë në brendësi të detit, vetëm pak metra larg bregut

ME TE LEXUARAT