Ivanka mbulohet me shami dhe heq dorë nga veshjet pa reçipeta

Showbiz

Ivanka Trump di si të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Momentalisht 38-vjeçarja ndodhet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, në vigjilje të një takimi në kuadër të “Forumit Global të Grave”, forum ky ku Ivanka është ftuar në statusin e këshilltares sociale.

Ndryshe nga herët e tjera ku në takime të këtyre përmasave, e bija e Trump është shfaqur me veshje ekstravagante dhe pa reçipeta, këtë herë për të respektuar dhe vendin në të cilin ndodhej, Dubain, e cila është një vend me shumicë myslimane, ka zgjedhur të mbulohet me shami.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trump, shihet duke hyrë në Xhaminë e Madhe të “Shejh Zayed”. Komentuesit në rrjetet sociale kanë shfaqur mendime të larmishme në lidhje me këtë vendim. Një pjesë e tyre, e kanë kritikuar qëndrimin e saj dhe janë shprehur se duhet të hezitonte për të kënaqur kërkesat e liderëve myslimanë.

Disa të tjerë e kanë përgëzuar për respektin e treguar në lidhje me kulturën dhe traditën e vendit ku ndodhej. Megjithatë disa komentues u shfaqën të shqetësuar në lidhje me kritikat që mund të japë Shefi i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump në drejtim të bijës së tij.

“Çfarë do të thotë Donald?”, shkruan njëri prej tyre.

ME TE LEXUARAT