Aksidenti i furgonit te policise qe transportonte te burgosurit, arrestohet shoferi

Aktualitet
Aksidenti i furgonit te policise qe transportonte te burgosurit, arrestohet

Policia e Gjirokastrës njoftoi se ka arrestuar shtetasin Hysen Hasa, pas aksidentit që ndodhi dje në aksinë Krahës-Tepelenë, ku makina e Drejtorisë së Burgjeve u përplas me një mjet tjetër. Hasa ka qenë drejtues i mjetit të Burgjeve, ku ishte dhe një punonjës policie si dhe dy të paraburgosur. Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur 5 persona, 2 të paraburgosurit, punonjësi i policisë, si dhe dy drejtuesit e mjeteve.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“U arrestua në flagrancë shtetasi Hysen Hasa, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin Sulejman Shehu, banues ne Anëvjosë, Memaliaj.

 

Kjo pasi rreth orës 08:10, në aksin rrugor Krahës–Tepelenë, në vendin e quajtur Qesarat, shtetasi Hysen Hasa duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, me targa AA306UN, në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me të cilën punonjësit e policisë së burgjeve kryenin transportimin e dy të paraburgosurve nga Tirana për në Sarandë, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me targa AA512LM që drejtohej nga shtetasi Sulejman Shehu, ku gjatë përplasjes ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe ka dëmtuar kioskën e shtetasit Nebi Zeqaj, banues në Qesarat.

 

 

Nga përplasja e mjeteve janë dëmtuar shtetasit Julian Rexhep Verbofshi, banues në Tiranë, punonjës policie i Dr.Burgjeve, Fatmir Çaushi, i paraburgosur, Razit Halili, i paraburgosur, si dhe dy drejtuesit e mjeteve Hysen Hasa dhe Sulejman Shehu, të gjithë jashtë rreziku për jetën.

 

Shtetasi Julian Verbofshi u transportua për në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar, dy të paraburgosurit pasi morën mjekim në Spitalin Rajonal në Gjirokastër dolën të shoqëruar nga punonjësit e burgjeve, ndërsa shtetasit Hysen Hasa dhe Sulejman Shehu ndodhen të shtruar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, në Gjirokastër”, njoftojnë burime nga policia.

ME TE LEXUARAT